SHËRBIMET Shërbimet që ofron Ndërmarrja Publike Komunale “TETOVA” Tetovë ndaj qytetarëve të Komunës së Tetovës janë:

Mbledhja e hedhurinave komunale për amvisëritë dhe personat juridik. Mirëmbajtja e sipërfaqeve publike qarkulluese (pastrimin nga hedhurinat, larjen dhe fshirjen).

Përcjellja e hedhurinave për në deponinë rajonale dhe mirëmbajtja e deponisë. Krijimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave të gjelbërta.

Grumbullimi, pastrimi dhe distribuimi i ujit të pijshëm dhe mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit. Grumbullimi, përcjellja dhe trajtimi i ujërave fekale dhe atmosferike.

Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik. Shërbime për varrim. Mbartja e ujit për personat fizik dhe juridik.

Dhënia e pronës së patundëshme me qira. Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i tregjeve për tregti me shumicë dhe pakicë me cka nënkuptohet mirëmbajtja e objekteve komunale, gjegjësisht lokalet dhe objektet të ndërtuara për dhënien e shërbimeve në tregti.

Në kuadër të Ndërmarrjes Publike Komunale”TETOVA” Tetovë funkisonon edhe “Bashkësia Punuse” ku në këtë njësi është e përqëndruar administrata e ndërmarrjes.

Sa i përket formës dhe vëllimit të punëve në Bashkësinë Punuese në përbërjen e saj organizohen dhe veprojnë:

Sektori për arkëtim, me:

  • Seksionin për amvisëritë
  • Seksionin për personat juridik
  • Seksionin për qiraja dhe rezervime

Sektori për punë financiare, kontabilitet dhe komerci, me:

  • Shërbimin për kontabilitet
  • Shërbimin e përgjitshëm dhe kadrovik

Sektori juridik, kadrovik dhe punë të përgjithshme, me:

  • Shërbimin juridik
  • Shërbimin e përgjithshëm dhe kadrovik

Qendra për kontrollë dhe informime.

NJ.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” në përbërje të NPK “Tetova” Tetovë ka detyrë themelore të menaxhoj dhe t’i mirëmbaj sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve në qytetin e Tetovës, sistemet e furnizimit me ujë në vendbanimet e fshatrave Saraqinë dhe Falishtë, si dhe të bën shërbime personave juridik dhe fizike lidhur me mënyrën e kyçjeve të shfrytëzuesve të ri në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësin egzistues.

Sa i përket formës dhe vëllimit të punës në NJ.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, në përbërjen e saj organizohen dhe veprojnë sektoret:

  • Sektori “Ujësjellës”
  • Operativi
  • Sektori “Laboratori Ujëteknik”
  • Sektori “Kanalizimi”
  • Sektori për Punë teknike dhe Zhvillim

NJ.P. “HIGJIENA KOMUNALE”

NJ.P. “Higjiena Komunale” në përbërje të NPK “Tetova” Tetovë ka detyrë themelore të bëj grumbullimin, transportin dhe mënjanimin e hedhurinave, të mirëmbajë sipërfaqet publike qarkulluese, të kujdeset dhe të menaxhojë me hapësirat gjelbëruese si dhe të menaxhojë me varrezat ortodokse.

Sa i përket formës dhe vëllimit të punëve të NJ.P. “Higjiena Komunale”, në përbërjen e saj organizohen dhe veprojnë sektoret:

  • Sektori “Hedhurinat Komunale”
  • Seksioni Eko Patrolla
  • Seksioni për selektim të mbeturinave dhe transport
  • Sektori “Sipërfaqet Publike Qarkulluese”
  • Seksioni “Parqet dhe Gjelbërimi”
  • Sektori “Varrezat Ortodokse”
  • Sektori “Mekanizimi”